Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para përballjes me Izraelin

nga Revista Kosovarja

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit kualifikuese për “Euro 2024” kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, në orën 18:00 (sipas kohës në Kosovë).

Mbi artikull

Stërvitja e fundit i ka shërbyer futbollistëve për t’u ambientuar me fushën e këtij stadiumi dhe për t’u rigjeneruar nga udhëtimi i sotëm.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për ta dhënë maksimumin e tyre në ndeshje.

Moneytizer Paragrafi 4

Për këtë takim trajneri Alain Giresse ka në dispozicion 25 futbollistë të grumbulluar, ku të gjithë janë të gatshëm dhe nuk ka asnjëri ndonjë lëndim.

Kjo është ndeshja e parë kualifikuese për Dardanët në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.

Edhe në konferencën për shtyp trajneri Alain Giresse dhe kapiteni Samir Ujkani u shprehën optimistë për nisje të mbarë të kualifikimeve për Evropian.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]