fbpx

Dashuria ka 5 stade, pse shumica e çifteve mbeten tek 3-shi?

nga Revista Kosovarja

Sa herë që dashurojmë, mendojmë se ajo ndjenjë do të zgjasë përgjithmonë. Për fat të keq, në shumicën e rasteve, kjo gjë nuk ndodh. Shumica e dashurive kalojnë në pesë stade, që nga njohja, e deri tek jetesa duke pranuar gjithë defektet e personit tjetër.

Sipas psikoterapistes Jed Diamond, për shumicën e çifteve është më i vështirë të kalohet stadi i tretë. Mirëpo, nëse kalohet ai stad, atëherë mund të thuhet disi më me siguri, se ndjenja do të zgjasë përgjithmonë. Ndërkohë, le t’i njohim me detaje këto pesë stade të një dashurie perfekte:

Stadi i të rënit në dashuri. Është faza më instinktive dhe natyrale, në të cilën dy persona afrohen, njihen dhe nisin të ndiejnë për njëri-tjetrin jo vetëm tërheqje fizike, por edhe shpirtërore.

Stadi i të formuarit të një çifti. Në këtë stad konsolidohen disi gjërat dhe dy personat shndërrohen në një çift. Bashkë kalojnë momente të lumtura dhe të dhimbshme, ndajnë interesat dhe ndjesitë e tyre. Kjo mund të duket si periudha më e bukur për një çift, pasi këtu nisin të shfaqen hapur ndjenjat nga të dyja palët.

Stadi i zhgënjimit. Në këtë stad nisin të ecin keq punët. Defektet e vogla nisin të duken si probleme të mëdha, në dukje të papërballueshme. Gjithçka nis të duket e gabuar dhe prezenca e personit tjetër të bëhet bezdisëse. Është shumë e thjeshtë të tregohesh jotolerant, apo i pasjellshëm duke e ofenduar partnerin/en, por duhet ditur që nevojitet shumë komunikim nga të dy personat për ta kaluar këtë stad.

Stadi i dashurisë së vërtetë që zgjat. Pasi kalohet stadi i tretë, çdo problem tjetër do të duket i vogël për t’u përballuar nga një çift, shkruan bota.al. Tashmë për të dy nis dashuria e vërtetë, në të cilën momentet e vështira hidhen më lehtë pas shpatullave dhe nis të mbizotërojë lumturia.

Stadi i ndryshimit në botë. Nëse falë dashurisë keni arritur të përballoni momentet e vështira, pse të mos përpiqeni të ndihmoni edhe të tjerët? Ju do të nisni ta shihni botën ndryshe, më me optimizëm. Këtë gjë do ta transmetoni edhe tek të tjerët, duke e bërë ambientin rreth jush një vend më të bukur, në të cilin do të mbizotërojë dashuria dhe paqja


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]