Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se pjesë e listës për Asamble Komunale, do të jetë edhe Brahim Mehmetaj.
Ai tha se aktivistët e hershëm të AAK-së janë vlerë e shtuar e listës. “Jemi drejt finalizimit të listës sonë për Prishtinën.
Në këtë listë do të jetë edhe kryetari i AAK-së, Dega – Prishtinë, Brahim Mehmetaj. Aktivistët e hershëm të AAK-së janë vlerë e shtuar e listës tonë, që ka prekë çdo profil për të ardhmen e dinjitetshme të Prishtinës. Të priftë e mbara Bim”, ka shkruar Haradiaj në Facebook. /Kosovarja/
