Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Daut Haradinaj me plan ambicioz për kryeqytetin tonë

nga Revista Kosovarja

AAK-ja, të premten, ka shpalosur programin për zhvillimin e kryeqytetit për katër vjetët e ardhshme, nëse kandidati i saj për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i fiton zgjedhjet lokale në tetor të këtij viti, shkruan “Kosovarja”.

Në sallën e konferencave në Hotelin “Sirius” në Prishtinë, Daut Haradinaj ka shpalosur projektin e AAK-së për Prishtinën.

Në një orë e gjysmë prezantim të planit qeverisës për kryeqytetin, ai ka thënë se planin qeverisës për Prishtinën e kanë hartuar dhjetëra ekspertë profesionalë, të cilët janë bazuar në projekte metropolitane që i përngjajnë Prishtinës për nga forma e përmbajtja.

AAK-ja ka program serioz për kryeqytetin tonë, duke u nisur nga ndërhyrja në zgjerim të kapaciteteve urbanistike të Prishtinës, e deri te projektet kulturore.

Moneytizer Paragrafi 4

Një hapësirë të veçantë AAK-ja, me Daut Haradinajn, kandidat për kryetar, i kanë kushtuar një platoje te Hoteli “Grand”, për të cilin është folur edhe më parë, por që nuk është jetësuar kurrë.

Nga plani i realizimit të këtij projekti u tha se do të ndërtohet një sheshi i ri, i cili do të reflektojë shkarkimin e qendrës, duke u zgjeruar kah objekti i rinisë.

AAK-ja është në mbështetje të plotë të kandidatit të vet për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj.

Këtë e potencoi edhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në fjalën e vet në hapjen e këtij tubimi prezantues.

Plani qeverisës i Daut Haradinajt, me AAK-në dhe ekspertët, parasheh urbanizimin e kuartit “Kurrizi” në Prishtinë, me të cilin nisi ndërtimi urbanistik i Prishtinës në vitet 70.

Prezantuesi i programit për qeverisjen e Prishtinës ka premtuar rikthimin e atraktivitetit te “Kurrizi” dhe te “Qafa”, si bartëse të jetës urbane me lokale të bukura për rininë dhe moshat e tjera, deri te risitë me programe kulturore.

Andaj, programi i Daut Haradinjat me AAK-në dhe ekspertët, parasheh shumë risi që do të përfshijë qeverisja në mandatin e Daut Haradinajt dhe në këtë projekt prinë digjitalizimi i kontrollit të kryeqytetit 24 orë në ditë.

Prishtina, sipas këtij programi, do të organizohet të shihet gjithçka, madje edhe parkingjet e veturave.

Sidoqoftë, Daut Haradinaj ka premtuar guxim qeverisës në kryeqytet, gjë që ka munguar në të gjitha qeverisjet e deritashme.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të programit janë prezantuar nga kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, kandidatët për asamblenë komunale të kësaj partie për Prishtinën. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]