Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Daut Haradinaj: Shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë

nga Revista Kosovarja

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas liturgjisë që është mbajtur sot në Kishën Orotodokse që gjendet në kampusin e Prishtinës.

Mbi artikull

Në një shkrim në Facebook, Hardinaj ka thënë se kjo liturgji është shkelje e identitetit të Republikës së Kosovës, si dhe ofendim ndaj qytetarëve të vendit.

Ai tutje, ka kërkuar që qeveria dhe komuna të reagojnë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Me gjithë respektin për liritë fetare, liturgjia ortodokse serbe e mbajtur sot në kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë. Qeveria dhe Komuna të reagojnë menjëherë”, tha Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]