Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Daut Haradinaj tregon cilët emra do t’i votonte për president

nga Revista Kosovarja

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e prillit mund të shmangen dhe të mos shkohet në dy palë zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit.

Mbi artikull

Haradinaj ka përmendur disa emra specifik, të cilët thotë se do t’i votonte nëse do të propozoheshin.

Për aktivistin shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari, Daut Haradinaj, ka thënë se do të zgjohej edhe në këmbë për ta votuar.

Gjithashtu ka përmendur edhe Xhim Xhemën dhe Rrustem Gecin si emra të tjerë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nëse vjen një nominim i Harry Bajraktarit prej Amerike kandidat për president, jo veç që e votoj, po çohna në këmbë kur e votoj. Ose Rrustem Geci, ose Xhim Xhema, ose tjetër. Kemi na emra të përveçëm, mos i paragjykoni gjërat”, ka thënë Haradinaj në një intervistë në Kanal 10.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]