Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Daut Haradinaj viziton kompaninë e pastrimit: Mobilizim për Prishtinën e pastër

nga Revista Kosovarja

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka vizituar Kompaninë e Pastrimit në Prishtinë.

Ai tha se kjo kompani e përbërë prej 800 punëtorëve, ka sfida të mëdha, dhe apeli i tyre është për mobilizim sa më të madh për mirëmbajtjen e Prishtinës të pastër dhe të shëndetshme.

“Sot vizitova kompaninë e pastrimit dhe ndava disa momente me stafin dhe punëtorët e kësaj kompanie që ka në tërësi rreth 800 punëtorë. Sfidat e tyre janë të mëdha, dhe apeli i tyre është për mobilizim sa më të madh për mirëmbajtjen e Prishtinës të pastër dhe të shëndetshme. Ju premtova përkrahje të parezervë në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]