Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

David Beckham e dëshmon që është ‘ i zoti’ edhe në kuzhinë

nga Revista Kosovarja

David Beckham së fundmi ka filluar të tregojë aftësitë e tij edhe në një sferë tjetër, atë të gatimit.

Tashmë për shkak të krizës globale, ai është duke qëndruar së bashku me familjen e tij në Cotwolds, duke kaluar kështu kohën e lirë në mënyra të ndryshme.

Duke ndarë fotografi për 62 milionë ndjekësit e tij, David tregon pjatën e përgatitur me suxhuk dhe pire, të mbuluar me lëng mishi.

Në pjatën e tij nuk mungoi as sallata, ku për këtë porcion ish-futbollisti i njohur kishte përgatitur sallatën e njohur si ‘coleslaw’, e cila bëhet kryesisht nga lakra dhe karotat.

Moneytizer Paragrafi 4

Për të mos e lënë me kaq, Beckham ndau edhe një video ku shihet së bashku me vajzën e tij, Harper, duke gatuar një desert me banane. Në mbishkrimin e kësaj videoje ai kishte shkruar se kur ishte fëmijë kjo ëmbëlsirë bëhej vetëm në raste të veçanta.

Përpos David, edhe të tjerë yje janë aktivizuar në kuzhinë duke i shpërndarë rezultatet e tyre në rrjetet sociale, përfshirë Michelle Colllins, Paddy McGuiness dhe Gwyneth Paltrow.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]