Kritikat nuk e kanë ndalur ish-futbollistin David Beckham të puthë sërish në buzë vajzën e tij 12-vjeçare.
Këtë herë puthja mes vajzës dhe Beckham ishte për përgatitjen e këtij të fundit për Javën e Modës në Paris. Në video, Harper shihet duke i bërë make up babait të saj nën tingujt e këngës ‘Style’ të Taylor Swift.
Kur përfundon i gjithë procesi, 12-vjeçarja i afrohet të atit i cili i jep këtë puthje.
Disa përdorues në rrjetet sociale kanë kritikuar ish-futbollistin dhe kanë vënë në dukje edhe moshën e së bijës.
Në vitin 2017, Beckham sqaroi për publikun se ai dhe gruaja e tij thjesht duan tu shprehin dashuri fëmijëve të tyre përmes këtyre gjesteve.
‘Unë i puth të gjithë fëmijët e mi në buzë”, zbuloi ai në atë kohë i cili përveç vajzës ka edhe dy djem