David Beckham është parë në radhë në Londër, teksa iu bashkua mijëra personave që prisnin të shihnin arkivolin e Mbretëreshës duke shkaktuar një tollovi pasi fansat u kthyen nga yllin dhe harruan të vazhdonin të ecnin përpara.
Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë radhën në Westminster Hall duke mbajtur telefonat e tyre në ajër për të kapur një foto të ish-futbollistit 47-vjeçar ndërsa ai priste të bënte nderimet e tij.
Disa ishin aq të zënë me përpjekjen për të shkrepur një foto të ish-futbollistit, sa harruan të vazhdonin të ecnin përpara me radhën, duke çuar në një tollovi mes turmës.
Vet legjenda e futbollit, Beckham ka thënë për Sky News se ka qenë në radhë për më shumë se 12 orë për të bërë nderime për Mbretëreshën e ndjerë.
Edhe pse disa, duke përfshirë edhe deputetë, kanë mundur të shkurtojnë radhën për të parë arkivolin e Mbretëreshës, duket se ai zgjedhur të qëndroi në radhë si pjesa tjetër e publikut.
Ai e quajti Mbretëreshën “të veçantë” dhe tha se ishte bashkuar radhës rreth orës 2 të mëngjesit.