Daut Haradinaj, deputeti që ka dëshmur pjekuri politike, qendrime të qarta e të prera në lidhje me shumë çështje, është në listen për deputet të “AAK”-së për në zgjedhjet 14 shkurtit.
Haradinaj, i dëshmuar fuqishëm në luftë, por edhe në politikë, pasi angazhimi i tij është intenziv dhe pesha e fjalës gjithmonë e ndjeshme, është edhe kryefamiljar i dedikuar.
Brenda familjes, nuk është vetëm ai figurë publike dhe e e njohur, kjo pasi edhe bashkëshortja e tij Lola është prezantuese dhe gjithashtu emër shumë i mediatizuar.
Por, ka edhe një VIP në familjen Haradinaj, e ai është Davidi bukurosh dhe atletik. I biri i Daut e Lola Haradinajt për të disaten herë kapë vëmendjen e medias, kjo për shkak te talentit të tij në futboll, not dhe disa disiplina të tjera sportive.
Të kujtojmë që nofka e Daut Haradinajt në luftë ishte “David”, andaj jo pa arsye i biri është pika e tij e dobët, shkruan “Kosovarja”.