Paloma dhe Ronaldo Sharkën janë përballur në “Më lër të flas” pas përplasjeve në distancë.
Ronaldo kërkoi që Paloma të pranojë publikisht që ka bërë ndërhyrje estetike. Pavarësisht pretendimit të gazetarit, ajo e kundërshtoi vazhdimisht një gjë të tillë.
Paloma: Nuk kam bërë absolutisht asgjë. Unë kujdesem shumë për shëndetin, bëj palestër.
Ronaldo: Po të duash i bëjmë një exchange gjokset, të jap unë timin më jep ti tëndin. Unë jam fans i njerëzve ta jetojnë jetën siç duan. Nuk janë të detyruar të japin llogari për jetën që bëjnë. Do të isha shumë i lumtur që të dalë të thotë po unë kam bërë ndërhyrje.
Paloma: Po ta them publikisht, çfarë do më shumë se kaq.
Ronaldo: Po jo sepse botoksi nuk është ndërhyrje.
Paloma: Ti po më thua që unë kam bërë operacione plastike. Më merr një kirurg, zgjidhe vetë. Të lutem shumë më merr një doktor për të verifikuar atë që thua.
Ronaldo: Po se nuk kam punë tjetër unë, të gjej edhe një doktor.