fbpx

Degradon debati i Rozës me Eglën: Prek një gjë me dorë

nga Revista Kosovarja

Punët e shtëpisë vazhdojnë të jenë një problem në shtëpi dhe debatet për këtë vazhdojnë.

Ditën e sotme Roza ka debatuar me Eglën, pasi e ka akuzuar se nuk ka bërë asnjë herë punë në shtëpi.

Roza: Hiq papastërtinë tënde, se nuk ke prekur një punë me dorë. Nuk ke prekur një gjë me dore o shoqe, se s’po të flet njeri. Nuk po të bëj muhabete që zihesh me të gjithë edhe nuk dole në nominim dje se pasi i pështyn të gjithë dhe fillon ju lëpihesh të gjithëve me radhë, prandaj nuk del në nominim se mundohesh ta mbash mirë me të gjithë, një teori që e ka thënë dhe Jul Deda

Egla: E kështu jam unë. Ëhë.

Roza: Se nuk po të kapem në këtë gjë. Po kapem te higjena, te pastërtia, te rrëmuja që bën. Atë rrëmujë që bën shko rregulloje

Egla: Mmmm (pasthirrma)

Roza: Se po bën si… mos të them ndonjë fjalë se jemi përpara kamerave, jepi se publiku e ka të qartë çfarë deshe me thënë. Nuk ka prekur asnjë gjë me dorë. Po rri si sulltaneshë, çfarë sulltaneshe, je shumë larg sulltaneshave.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]