Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dejona Mihali i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese, godet edhe Ahtisarin

nga Revista Kosovarja

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reaguar Gjykatës Kushtetuese pasi kjo e fundit i quajti të pamatura deklaratat e Albin Kurtit dhe zyrtarëve tjerë të VV’së kundër këtij institucioni.

Mbi artikull

Ajo ka thënë se Kushtetuesja “me masën që mori dhe me Aktgjykimin që pritet të nxjerrë për Listën Serbe po do ta shndërrojë vendin në etnokraci”.

“Paska reaguar Gjykata Kushtetuese. Rikujtojmë se Kosova është demokraci. Gjykata Kushtetuese me masën që mori dhe me Aktgjykimin që pritet të nxjerrë për Listën Serbe po do ta shndërrojë vendin në etnokraci.”

Ajo tha se Ahtissari “u kujdes deri në pambarim për të garantuar minoritet në Kosovë në kurriz të shqiptarëve”, por sipas saj ai nuk guxoi. “Pse duhet Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

“Po të ishte kjo zgjidhja e kishte shkruar Ahtisaari. Se ai siç e di bota mbarë u kujdes deri në pambarim për të garantuar minoritet në Kosovë në kurriz të shqiptarëve. Por as ai nuk guxoi më tutje. Pse duhet Gjykata Kushtetuese?”, ka shkruar ajo dje në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]