fbpx

Del biseda e Noizyt me Eraldon, kushëririn që i dogji lokalin

nga Revista Kosovarja

Pas arrestimit të kushëririt të Noizyt pasi dogji lokalin e reperit, në një postim në Instagram, ky i fundit tregonte edhe kushëririn e tij.

E shkruante: Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime që në fëmijëri. Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rritur me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqarë dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëlla i vogël”.

Reperi sqaroi më pas me një tjetër postim se fjalën ekstremist nuk e kishte aspak për fenë që i përkiste Eraldo, por prej faktit se ishte i sëmure dhe kishte nevojë për ndihmë, ndërkohë të vërtetën në lidhje me marrëdhënien e Noizyt me të dhe përse ai kishte vendosur të kryente aktet e zjarrvënies e zbulon “Anabel.al”.

Në sajë të një burimi ekskluziv pranë artistit dhe disa mesazheve që autori i ngjarjeve ka shkëmbyer me disa prej personave më të afërt të Noizyt.

Kështu, mësohet se Eraldo, djali i dajës së reperit, i konfertuar në besimtar islam radikalist dhe që prezantohej në rrjetet sociale si Abdullah, prej kohësh kërcënonte familjarët e Noizy-t duke u kërkuar vazhdimisht para. Për më tepër këtë mund ta dëshmojë edhe fotot e mëposhtme.

 

 

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]