Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Del fotografia e Kurtit, Vuçiqit dhe liderëve tjerë, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

nga Revista Kosovarja

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, këshut ka thënë Antonio Costa, presidenti i ri i Këshillit Evropian.

Mbi artikull

Ai ka pritur në një darkë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Nga aty, Costa dha mesazhin ambicioz të cilin e përcolli edhe me një fotografi të përbashkët.

Në të njëjtën fotografi gjendet Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq – vetëm pesë ditë pas sulmit në Ibër-Lepenc për të cilin Kurti ka thënë se është kryer nga profesionistë të dirigjuar nga Serbia.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky sulm nuk është përmendur nga Antonio Costa në njoftimin e tij, përpos mesazhit për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Le të punojmë për ta realizuar. Ky është mesazhi që kam dhënë, së bashku me Kaja Kallas dhe Kos Marta në darkën e sotme me liderët e #Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në “X”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]