fbpx

Deliu: S’është koha për qërim hesapesh politike

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në luftën kundër pandemisë duhet të bashkohen të gjithë dhe jo ta politizojnë atë.

Ajo në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se politizimi i kësaj çështje dekurajon qytetarët.

“Pandemia është një betejë shëndetësore që na takon të gjithëve ta luftojmë dhe nuk do të duhej ta degjenerojmë në një konfrontim të ulët politik. Politizimi i skajshëm me pandeminë për kalkulime ditore vetëm sa dekurajon qytetarët në përballjen me Covid-19. Shqetësim i yni duhet të jetë kërcënimi i shëndetit të qytetarëve dhe jo përdorimi i tyre për qërim hesapesh politike”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]