Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dëmtohen kabllot metalike të transparentit me Thaçin dhe Veselin

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se dikush i ka prerë qëllimshëm kabllot metalike të transparentit me fotografi të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Mbi artikull

Ai ka thënë se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe tepër i ulët.

“Të dashur qytetarë! Një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin ‘Liria ka emër’, është i papranueshëm dhe tepër i ulët. Dikë po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj. Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]