Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dënohet Sami Lushtaku

nga Revista Kosovarja

Sami Lushtaku, ish kryetar i Skenderajt, është shpallur fajtor për arratisjen e dytë nga QKUK.

I njëjti është dënuar me 12 mijë euro gjobë.

Lajmin e ka konfirmuar Artan Qerkini, avokati mbrojtës i tij.

“Sami Lushtaku dhe të akuzuarit e tjerë për arratisje nga QKUK-ja janë shpallur të pafajshëm. Ndërkaq, Sami Lushtaku është shpallur fajtor për arratisjen e dytë, e cila ka ndodh më 21 gusht 2015 dhe 22 shtator 2015, të cilat kanë qenë të ndara”, ka thënë Qerkini për Insajderin.

“Gjykata, këto dy raste i ka konsideruar si vepra penale në vazhdim, dhe për këtë Gjykata i ka shqiptuar Sami Lushtakut dënim me gjobë prej 12 mijë eurove dhe tre gardianëve që kanë qenë në përcjellje të tij u janë shqiptuar nga 1 mijë euro gjobë secilit”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]