Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Dentar” me Dr. Armend Krasniqi: Klinika që po ndryshon buzëqeshjet në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Klinika dentare, “Dentar” me Dr. Armend Krasniqi është kthyer në një adresë të besueshme për kujdesin dentar në Prishtinë dhe Malishevë. E themeluar me misionin për t’u ofruar pacientëve trajtime profesionale në një ambient profesional e të ngrohtë, klinika ka ndërtuar shpejt një emër të mirë falë kombinimit të teknologjisë moderne me kujdesin maksimal ndaj secilit pacient.

Klinika ofron një gamë të plotë shërbimesh: nga stomatologjia estetike, ortodoncia dhe implantologjia, deri te kirurgjia orale, trajtimet endodontike, protezat dhe zbardhja e dhëmbëve. Çdo pacient trajtohet individualisht, duke i dhënë rëndësi jo vetëm rezultateve estetike, por edhe krijimit të një marrëdhënieje besimi e sigurie.

Mbi artikull

“Parandalimi është çelësi,” theksojnë nga “Dentar”, duke nënvizuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta për të shmangur komplikime të mëdha. Kariesi, gurëzat, inflamacionet e mishrave dhe keqvendosjet e dhëmbëve janë problemet më të shpeshta, të cilat trajtohen me sukses kur pacientët drejtohen me kohë.

Dr. Armend Krasniqi, një profesionist me eksperiencë dhe trajnim të vazhdueshëm në stomatologjinë moderne, mbetet garancia e standardeve të larta. Për të, përkushtimi ndaj pacientit është po aq i rëndësishëm sa edhe teknika dentare.

Moneytizer Paragrafi 4


Me lokacionet e saj në Prishtinë (rruga B, C15/15) dhe Malishevë, Dentar – Dr. Armend Krasniqi është gjithmonë e hapur për ata që duan një buzëqeshje të shëndetshme dhe të qëndrueshme.