fbpx

Depresioni trashëgohet nga nëna tek vajza

nga Revista Kosovarja

Depresioni i nënës, transmetohet edhe tek vajza. Ky është përfundimi i një studimi të universitetit të Kalifornisë në San Francisco, i cili ka zbuluar një cirkuit që është përgjegjës për ndjenjat dhe për ndryshimet e humorit, të transmetuara nga nëna te fëmijët.

Duke analizuar të dhënat e 35 familjeve amerikane grupi i studiuesve ka treguar lidhjen mes trashëgimit të depresionit nga nëna te vajzat dhe është e dukshme rëndësia e faktorëve të tjerë në shfaqjen e depresionit, si të natyrës ambientale që lidhen me përvojën e jetuar.

Studiuesit janë përqendruar në sistemin limbik dhe kanë analizuar aktivitetin cerebral të pjesëtarëve të familjes, objekt eksperimenti falë rezonancës magnetike. Të vënë përballë njëri-tjetrit, pjesëtarët e familjeve kanë lejuar zbulimin që vëllimi i materies gri të sistemit limbik të mamave e vakzave tregon analogji të dukshme, ndërsa e njëjta gjë nuk dallohet te nënat e djemtë dhe as mes baballarëve e djemve.

Trashëgimia megjithatë është vetëm një shkak në lindjen e depresionit: “Janë të shumtë faktorët që luajnë një rol në depresion – ka shpjeguar një nga drejtuesit e studimit – si genet jo trashëgues nga nëna, ambienti shoqëror dhe përvojat e jetës. Trashëgimia e depresionit nga nëna te vajza është vetëm një pjesë e gjithë kësaj.”


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]