Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Deputetët e Listës Serbe ia refuzojnë 100 euro Vuçiqit

nga Revista Kosovarja

Serbia ka marrë vendim që t’i ndajë nga 100 euro për secilin qytetar për ta përballuar më lehtë situatën më virusin COVID-19.

Një shumë të tillë, po refuzojnë ta marrin deputetët e Listës Serbe. E kjo për arsye se ata thonë se Serbia po investon mjaft në Kosovë duke krijuar kushte për mbijetesën e qytetarëve serbë.

“Duke pasur parasysh alokimet e mëdha që shteti ynë i Serbisë investon në fushën e Kosovës dhe Metohisë, duke krijuar kushte për mbijetesën e qytetarëve, por edhe kthimin e personave të zhvendosur në këto zona, të dhjetë deputetët e Listës Serbe heqin dorë nga 100 euro nga buxheti i Republikës së Serbisë. Me këtë rast, falënderojmë shtetin tonë dhe Presidentin Aleksandar Vucic, i cili, në këtë krizë të shkaktuar nga pandemia, kanë treguar shqetësim të veçantë për shëndetin e qytetarëve tanë në Kosovë dhe Metohi dhe për forcimin e institucioneve tona”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kuvendi i Serbisë gjatë ditës së djeshme ka vendosur të shfuiqzojë gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Që nga e hëna ka filluar edhe zbutja e masave, me hapjen e bizneseve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]