Propozimi i masave të reja, si mbrojtje kundër pandemisë Covid-19, po kundërshtohet me të madhe nga ekspertët ekonomikë, shkruan “Kosovarja”.
Tri odat ekonomike të Kosovës i kanë kundërshtuar masat e reja të qeverisë, e që po pritet të hyn në fuqi së shpejti.
Kundër mbylljes po deklarohen të gjithë, madje janë paralajmëruar edhe protesta…
Në Prishtinë, sipas ekspertëve, punojnë rreth 30 mijë punëtorë në fusha të ndryshme dhe ata çdo ditë vijnë nga të gjitha anët e Kosovës.
Nëse mbyllet Prishtina, de fakto, varfërohen 30 mijë familje, sepse ata që i cekëm më lart më nuk mund të vijnë në Prishtinë.
Një mbyllje e Kosovës, sikur po paralajmëron qeveria, ekspertët thonë se do e varfërojë përfundimisht popullin.
Blerim Latifi, njohës i rrethanave të përgjithshme në Kosovë, ka thënë mbrëmë në një debat televiziv se “Kosova definitivisht do të shtrihet përtokë ekonomikisht, nëse ndodh një mbyllje e dytë”.
Sidoqoftë, Qeveria Hoti po merr masa të reja për izolim, ndëkraq nuk po arrin ta realizojë asnjë plan të rimëkëmbjes ekonomike.
Qe sa e sa muaj është paralajmëruar tërheqja 10% e parave nga Trusti, në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, ndërkaq ligji nuk po mund të miratohet në Kuvendin e Kosovës, shkaku i sorollatjes së deputetëve poshtë e lart! S. K. /Kosovarja/