Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Deputeti anglez i kundërpërgjigjet Ramës: 1 në 48 shqiptarë në Britani është në burg

nga Revista Kosovarja

Deputeti britanik, Nigel Farage, ka vijuar polemikat në distancë me kryeministrin Edi Rama.

Mbi artikull

Në një postim të ri në Twitter, ai e etiketon Ramën duke shkruar se në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë 53,000 qytetarë shqiptarë, nga të cilët 1,099 ndodhen në burgje.

Farage thekson se kjo do të thotë se 1 në 48 shqiptarë është i burgosur dhe premton se do t’i kërkojë Sekretarit të Brendshëm të organizojë rikthimin e të gjithë këtyre të burgosurve në Shqipëri.

Në fund ai shkruan: “Faleminderit për bashkëpunimin tuaj”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53,000 qytetarë shqiptarë dhe 1,099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, shkruan Nigel Farage .

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama kishte kundërshtuar deklaratat e mëparshme të deputetit britanik Nigel Farage, i cili ishte shprehur se shqiptarët në Britaninë e Madhe janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë në territorin britanik ndodhet në burg.

Rama e sfidoi deputetin britanik për një përballje me shifra reale, duke theksuar se pretendimi i Farage është i tejfryrë. Ai u zotua se, nëse rezulton e vërtetë që “1 në 50 shqiptarë” në Britaninë e Madhe është i burgosur, atëherë do të marrë të gjithë ata në Shqipëri.

Kryeministri e sfidoi Farage-n duke thënë se, nëse deklaratat e tij nuk rezultojnë të vërteta, ai do ta mirëpriste në Shqipëri.

“Dhe gjithçka që do t’ju kërkoj në këmbim është një zotim i vogël, i thjeshtë: që herën tjetër, kur dikush të përgojojë shqiptarët, të jeni ju i pari që t’i thoni të ndalet”, shtoi Rama.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]