Beznesmeni, intelektuali e filantropi i shquar shqiptar, Lazim Destani, vazhdon të jetë prezent në shumë ngjarje e zhvillime me rëndësi në botën shqiptare.
Destani, po e ndjek me vëmendje edhe pjesmarrjen e Kombëtares në Kampionatin Evropian.
“Krahas momenteve plot emocion e krenari këto ditë kur po i ndjek nga tribuna ndeshjet e skuadrës KUQEZI në Gjermani, dje në Hamburg pata nderin të takohem me Deputetin shqiptar në Parlamentin e Hamburgut, Sami Musa. Me këtë rast pata kënaqësinë të pranoj prej tij Mirënjohjen që më kishte dedikuar Shkolla e Mesme e Ndërtimit në Tiranë, “Karl Gega”.
U ndjeva i vlerësuar nga drejtuesit e kësaj shkolle për respektin në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë, për transportin e donacionit nga Gjermania, pra pajisje elektronike për shkollën “Karl Gega” të dhuruara nga një shkollë e Hamburgut.
Për këtë vlerësim, falënderoj drejtuesit e shkollës “Karl Gega” ndërsa i përcjell përgëzimet e mia për brezat që përgatit kjo shkollë. Investimi dhe mbështetja e arsimit, janë e ardhmja më e mirë dhe më e ndritur e vendeve të rajonit tonë.
Gjithashtu falënderoj deputetin Musa, me origjinë nga Pozharani i Vitisë – Kosovë, i cili më dorëzoi Mirënjohjen por edhe që ishte iniciatori i realizimit të këtij donacioni për këtë institucion të rëndësishëm të arsimit në Tiranë”