fbpx

Deputetja britanike: Dy javë që kur Radoiçiq pranoi fajin për sulmin, ende s’ka pasoja për Serbinë

nga Revista Kosovarja

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se janë bërë dy javë që kur Milan Radoiçiq e ka pranuar fajin për sulmin e 24 shtatorit ku u vra një polic i Kosovës, ndërkohë që s’ka pasur pasoja për Serbinë.

Kearns thotë se kjo po ndodh edhe përkundër glorifikimit që Serbia ua ka bërë terroristëve me shpalljen e ditës së zisë, veprim që politikania britanike e konsideron “akt të qartë përshkallëzimi”, shkruan Express.

“Tashmë kemi dy javë që kur Radoiçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie.Ai mbetet i lirë në Serbi.

Nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie – një akt i qartë përshkallëzimi”, ka shkruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]