fbpx

Deputetja e VV-së: Nëse ndërtimi i shtëpive për të moshuarit ka qenë në domenin e premtimeve, uroj të realizohet

nga Revista Kosovarja

Lidhur me ndërtimin e shtëpive për të moshuarit është deklaruar deputetja nga pushteti aktual Labinotë Demi-Murtezi.

Demi-Murtezi tha se nuk e di nëse do të fillojë implementimi i ndonjërës nga shtëpitë dhe shtoi se këto janë projekte që marrin më shumë kohë.

‘’Nuk e di për besë nëse do të fillohet implementimi i ndonjërës nga pesë shtëpitë. Ne po shohim lajme kohe pas kohësh nga ministri të caktuara, këto janë projekte që marrin kohë pak më shumë’’, tha deputetja.

Deputetja e VV-së uroi që nëse ky ka qenë në domenin e premtimeve të realizohet Brenda këtij mandati.

‘’Urojmë që edhe kjo nëse ka qenë në domenin e premtimeve të arrihet të përmbyllet brenda këtij mandati’’, përfundoi Demi-Murtezi.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]