Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dërgohen në mbajtje tre të dyshuar për përfshirje në disa vepra penale

nga Revista Kosovarja

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Mitrovice Jugu, e kanë trajtuar një rast pas një informate të pranuar dje, më 01.08.2023.

Mbi artikull

Informata është pranuar nga zyrtarë të regjistrit civil, pas aplikimit të një personi rreth 30 vjeçar për letërnjoftim, i cili dyshohej se nuk ka paraqitur të dhëna të sakta të identitetit.

Pas hetimeve të zhvilluara dhe bashkëpunimin me zyrtarët e ARC-së, është krijuar dyshimi se J.K., nuk është personi me të dhëna të vërteta. I dyshuari kishte siguruar ekstraktin e lindjes me plotësimin e deklaratave të rreme nga të dyshuarit: Sh.H., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) dhe B.D., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar).

Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet: ‘vjedhja e identitetit’, ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘deklarim i rrem’.

Moneytizer Paragrafi 4

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurorja kujdestare, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]