fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Dërgohet në Hagë ish-eprori i lartë i UÇK-së, Sadik Halitjaha

nga Revista Kosovarja
7 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Nga Aeroporti i “Adem Jashari” dhe nën përcjellje të zyrtarëve të EULEX-it është nisur të hënën për në Hagë ish- zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha.

Pak para nisjes për në Hagë, Halitjaha ka bërë një prononcim, duke u shprehur se: “Do të luftoj përherë për ty, atdhe! Do t’i mbrojë bashkëluftëtarët dhe UÇK-në! Do të luftoj për liri, drejtësi e të vërtetën! Do të luftoj me dinjitet për ta mbrojtur luftën dhe të drejtën. Sido që të jenë qëndrimet e të tjerëve nuk do të ndikojnë, as do ta ndryshojnë qëndrimin tim të përhershëm për UÇK-në! Do të jetoj për familjarët e atdhetarët. Për ty Kosovë! U pafshim në liri!”.

Disa muaj më parë, Sadik Halitjaha është marrë në bisedë në selinë e EULEX-it, në Prishtinë, ku edhe ia kanë marrë letërnjoftimin e dokumentet e udhëtimit, duke i bërë me dije që të mos largohet nga vendbanimi, por pa i treguar kohën se kur do të arrestohet.

Sadik Halitjaha është veprimtarë ndër më të dalluarit e më të përkushtuarit e çështjes kombëtare shqiptare. Në vitet ’80-të të shekullit të kaluar ka qenë aktivist dhe veprimtar i dalluar i lëvizjes atdhetare, i arrestuar e më pas i dënuar për veprimtari kundër regjimit të ish-RSFJ-së. Pas lirimit nga burgu, ai kishte kaluar kufirin dhe ishte vendosur në Shqipëri. Me leje të autoriteteve të Shqipërisë ka bashkëvepruar në drejtim të mobilizimit të radhëve atdhetar në shtetet e Perëndimit.

Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është bashkuar qysh herët, ndërsa në qershor të vitit 1998, me disa bashkëluftëtarë kishte ardhur në Kosovë dhe fillimisht ishte sistemuar në Zonën Operative të Pashtrikut. Është plagosur rëndë gjatë luftës, por iu ka mbijetuar plagëve. Ka kryer detyra ndër më të rëndësishmet në Shtabin e Zonës Operative të Pashtrikut. Edhe pas luftës ka kryer detyra me rëndësi në TMK, në shoqatat e luftës dhe kudo ku e ka kërkuar nevoja e kombit e atdheut.

Sadik Halitjaha ka qenë dhe mbetet shumë i hapur në opinion, në medie dhe kudo, duke mos kursyer asgjë nga vetja në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe vlerave të saj gjithëkombëtare. Ai, vazhdimisht ka shprehur gatishmëri për t i mbrojtur bashkëluftëtarët çlirimtarë…

Halitjaha ka qenë dhe do të mbetet vlera, krenaria dhe besniku ndër më të devotshmit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. / REL


Etiketa: UCKHageSadik Halitjaha

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e sotme

1 orë më parë
Aktuale

Remzi Ejupi: Takimi me Kadarenë pas 11 vitesh

2 orë më parë
Aktuale

Pacolli: Situata në veri pasojë e kokfortësisë së Kurtit, pa SHBA-të nuk mundemi me mbijetu asnjë ditë

2 orë më parë
Aktuale

Sonte protestë në Deçan për Donjeta Pajazitajn

4 orë më parë
Aktuale

“S’do të jem kryeministër i Serbisë”, Daçiq hedh poshtë raportimet

4 orë më parë
Aktuale

Euronews Albania: Kurti e Sveçla rrezikojnë “non-grata”-n

4 orë më parë
Postimi tjetër

"Jam i lodhur duke parë fytyra femrash të rrethuara nga botoks, gjinjë të tejmbushur, buzë…"

“Vajza më thoshte mami mos ik”, historia e nënës me 3 fëmijë të mitur që e fitoi betejën me kancerin

Këto probleme menstruale që nuk duhet t’i injoroni

TË FUNDIT

Si ndikon tek fëmijët mungesa e nënës derisa ajo është në punë?

15 minuta më parë

Besoje apo jo, pyetem shpesh nëse të qenurit një nënë që punon është diçka e keqe për zhvillimin e fëmijës...

Kimete Berisha pozon vetëm me sytjena

31 minuta më parë

Analistja Kimete Berisha, e cila mendimet dhe analizat e saj i bënë publike në Facebook, definitivishtë është më ndryshe. Berisha,...

Cilat janë përfitimet e leximit të çdoditshëm?

1 orë më parë

Pavarësisht se në çfarë moshe jeni, leximi është gjithmonë një mundësi e shkëlqyer për të ruajtur kondicionin mendor. Mendja e...

Eros Grezda bëhet baba për herë të parë

1 orë më parë

Futbollisti i njohur shqiptar, Eroz Grezda dhe bashkëshortja e tij Ajsle Abazi janë bërë prindër për herë të parë. Këtë...

Shikoni se si mund ta përdorni shallin për të mbajtur fëmijën në vetëm një minutë

1 orë më parë

Shallet për bebe janë bërë një mbajtëse moderne dhe praktike e përdorur nga gjithnjë e më shumë prindër. Një nga...

Të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e sotme

1 orë më parë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, të 145-tën me radhë, në të cilën ka miratuar: ·...

MË TË LEXUARAT

Escobar: Gjithmonë pranë popullit të Kosovës, por kjo s’do të thotë se jemi krah një individi

Dafina Zeqiri po vjen në bashkëpunim me “baben” e repit

Ja kush është e dashura e Al Pacinos me të cilën do të ketë fëmijë

Mjaftë harxhuat lekë në piceri, ja receta perfekte për brumin e picës

Trusti i bllokuar, vazhdon të jetë pa bord

Wow çfarë ylli! Endi Demneri shpallet “Miss Universe Albania 2023”

Vrau gruan me sëpatë në gjumë, dënohet me 25 vjet burgim prishtinasi

Mungesa e punëtorëve në Gjermani, këto janë profesionet në të cilat ka më shumë nevojë për punëtorë

Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth emigrantëve shqiptarë

Nëna hyri në dyqan për të vjedhur, makina me dy fëmijët e saj shpërthen në flakë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist