Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Deri tash janë regjistruar 600 mijë persona nga diaspora

nga Revista Kosovarja

Deri më 31 gusht mërgimtarët do të kenë mundësi të regjistrohen si qytetarë jorezidentë në procesin e regjistrimit në Kosovë. Këtë regjistrim, ata mund ta bëjnë përmes platformës e-diaspora.

Mbi artikull

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë për RTK-në se të dhënat preliminare tregojnë se janë regjistruar rreth 600 mijë persona që jetojnë në diasporë.

Duke e vlerësuar si proces të rëndësishëm Kastrati i ka bërë thirrej mërgimtarëve që të regjistrohen, sepse është në interes të tyre dhe Kosovës për të ditur saktë numrin e atyre që jetojnë jashtë vendit.

Kastati ka thënë se ka disa kërkesa që të shtyhet afati edhe më tutje për regjistrimin e mërgimtarëve me arsyetimin se nuk kanë pasur qasje ne informacion dhe nuk janë të informuar sa duhet.

Moneytizer Paragrafi 4

“Në aspektin teknik kjo nuk sjell problem, sepse dalim me të dhënat që janë. Por për ketë vendoset nga niveli me i lartë, nga qeveria”, ka theksuar Kastarti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]