Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dështon marrëveshja – LDK i thotë JO përfundimisht VV-së

nga Revista Kosovarja

Lidhja Demokratike e Kosovës pas një takimi prej rreth tri orësh e gjysmë me deputetët e partisë, ka vendosur të ndalë takimet me Lëvizjen Vetëvendosje për marrëveshje rreth konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

Mbi artikull

Pas takimit, deputetët e LDK-së janë pajtuar që partia të qëndrojë në opozitë.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, LDK-ja ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit, por vetëm në rast se propozohet një kandidat jopartiak, njofton Klankosova.tv

Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si jo korrekte qasjen e Vetëvendosjes ndaj LDK-së gjatë kohës kur të dyja partitë po zhvillonin bisedime për bashkëpunim.

Moneytizer Paragrafi 4

Abdixhiku ka folur edhe rreth afatit për konstituimin e Kuvendit, me ç’rast deklaroi që Vetëvendosje nuk ka pse të vonojë më për as një ditë konstituimin e parlamentit e as formimin e qeverisë.

 

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]