Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dështon sërish konstituimi i kuvendit

nga Revista Kosovarja

Për të 43-n herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet dhe se deputetët vazhdojnë të mblidhen çdo 48 orë, por pa asnjë ndryshim dhe asnjë rezultat.

Mbi artikull

Asnjëra nga partitë nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre. VV-ja nuk heq dorë nga votimi i fshehtë dhe as nga kandidatja e tyre për kryetare të kuvendit Albulena Haxhiu. Ndërkaq partitë opozitare mbetën të palëkundura në kundërshtimin e votimit të fshehtë.

Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të mërkurën në orën 11:000.

Moneytizer Paragrafi 4

Të pranishëm në sallë ishin 99 deputetë, 55 votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetja nga ardhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi kërkoi nga kryesuesi i seancës ta ushtrojë detyrën e tij në mënyrë të paanshme dhe me integritet.

“Në emër të PDK-së dhe përgjegjësisë që kemi ndaj qytetarëve që na kanë votuar, iu ftoj ta ushtroni detyrën pa anshmëri dhe me ingeritet. Kosova ka nevojë për institucione”, tha Musliu-Shoshi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]