Desinger__jeans është dyqani dhe faqja e internetit që ofron diçka ndryshe, kreative dhe definitivisht shumë interesante.
Në Desinger__jeans që gjendet në Tiranë, njerëzit mund të modifikojnë xhinset e tyre dhe t’i bëjnë ato unike e të papara.
E veçanta është se xhinset që gjindet në stokun e atelies ose ato që i dërgoni ju, mund të bëhen super-brend përmes shtesave të materialeve të brendeve famoze si Louis Vitton, Gucci dhe Fendi.
Kështu personalizohen xhaketat dhe pantallonat xhins ,te kapakët e xhepave dhe jakat, duke marrë pamje tjetër falë materialeve të firmave më të shtrenjta.
Shumë nga modelet të cilat janë punuar dhe mund të porositen online, janë të ekspozuar në faqen Desinger__jeans.
Siç kuptojmë, në atelie bëhen edhe eksperimente interesante të tipit që pantollonat xhinsë të kthehen në xhaketa të modifikuara, që duken shumë bukur, komforte dhe padyshim një risi në trupin tuaj dhe tregun e modës në përgjjthësi.
Ju mund t’i ktheni xhinset tuaja personale në Louis Vitton, Gucci, Fendi ose marka të tjera ose të zgjidhni një palë nga xhinset në Desinger__jeans.
Nga biseda me artisten e atelies, kuptojmë që porositë më të shumta janë nga Kosova. Të gjitha dërgesat bëhen me postë në mënyrë të shpejtë dhe korrekte.