Në mesin e viktimave nga Covid-19 gjatë 24 orëve ëtë fundit është edhe M.Xh, njëveçar nga Prishtina.
Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kanë bërë të ditur për lajmi.net se M.Xh ishte pranuar për trajtim më 30 prill 2021.
“Zyra për media e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ju konfirmon bazuar në njoftimin e Klinikës së Pediatrisë, se në mesnatë rreth orës 02:30, të datës 06.05.2021 është raportuar për një vdekje të një fëmije i konfirmuar me Covit -19 Fëmija M. Xh. i lindur më vitin 2020 -M, ishte pranuar në klinikën e Pediatrisë me datë 30 prill 2021, fillimisht si i dyshuar pastaj me datë 05.05.2021 i konfirmuar me Covid-19, dhe përkundër përkujdesit maksimal nga stafi mjekësor, fëmija nuk ka arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.
Nga ShSKUK nuk kanë treguar nëse viktima njëvjeçare kishte problem tjera shëndetësore, përveç Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 4 vkedje si pasojë e Covid-19, ndërsa 170 mostra kanë rezultuar positive me Covid-19, nga 2 mijë e 545 testime.
Numri total i rasteve pozitive është 106 mijë e 192 raste nga 549 mijë e 286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 mijë e 202 raste të vdekjes.