fbpx

Detaje të tjera nga prokuroria për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Edmond Lajqi, i cili dje e ka vrarë bashkëshorten e tij.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të siguruar nga Klan Kosova thuhet se prokuroria do të ftoj të dëgjojë të dëmtuarit (familjarët e viktimës), do të identifikohen dëshmitarët e mundshëm lidhur me rastet e mëparshme të dhunës në familje por edhe të vrasjes.

“Ekzistojnë rrethana të posaçme të cilat tregojnë se me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar tek dëshmitarët – fëmijët e viktimës por edhe të pandehurit, por edhe tek të dëmtuarit në drejtim të dhënies së dëshmisë së tyre në favor të të pandehurit e të cilët dëshmitarë dhe të dëmtuar ende nuk janë proceduar në prokurori e as në polici”, thuhet në aktvendimin e gjykatës, njofton Klankosova.tv.

Më tej, në aktvendim janë dhënë detaje për mënyrën e kryerjes së vrasjes, ku thuhet se “i pandehuri ditën kritike ka privuar nga jeta anëtarin e familjes, këtu bashkëshorten e tij Gjyljeta Ukella, e cila kishte qenë e ulur në krevatin e sallonit të banesës së tyre dhe as që e kishte pritur një veprim të tillë të ndërmarrë nga ana e të pandehurit e aq më pak veprimin e të pandehurit për ta privuar të njëjtën nga jeta”.

Gjykata tutje ka bërë të ditur se raportet mes të dy familjeve janë të acaruara dhe për këtë ekziston rreziku se me gjetjen e Edmon Lajqit në liri, i njëjti mund të kryej ndonjë vepër të re penale.

Kurse, avokatja e Lajqit, Zana Krasniqi, ka deklaruar dje në gjykatë se e kundërshton masën e paraburgimit, pasi sipas saj, ndaj Lajqit duhet të bëhet vlerësim psikologjik për caktimin e shkallës së përgjegjësisë së tij sa i përket veprimeve të tij.

“Andaj, propozojmë që i mbrojturi im në këtë fazë të dërgohet në institucionet përkatëse të psikiatrisë për ekzaminim dhe jo në paraburgim. Gjithashtu, propozojmë që të njëjtit t’i bëhet ekzaminimi i përdorimit të lëndëve narkotike sa më parë që është e mundur”, ka thënë avokatja Krasniqi.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]