Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Detajet e policisë për rastin në Drenas

nga Revista Kosovarja

Një mosmarrëveshje në mes të shtatë personave ka përfunduar me vrasje, mbrëmjen e së shtunës në fshatin Nekoc të Drenasit

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se pas mosmarrëveshjes në mes të tre të dyshuarve dhe katër viktimave, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërkaq tre të tjerë janë lënduar nga mjetet e mprehta.

“I plagosuri nga arma e zjarri, nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa viktima tjera janë jashtë rrezikut për jetë”, ka bërë të ditur policia.

Moneytizer Paragrafi 4

Të dyshuarit janë në arrati, ndërkaq në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thekson policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]