Kanë kaluar më shumë se dhjetë muaj që nga vrasja e ish-anëtarit të BabaStars, Albert Krasniqit.
Vdekja e tij tronditi të gjithë, posaçërisht ata që e njohën nga afër dhe kishin një miqësi me të.
Së fundmi ka qenë një nga miqtë më të afërt të Albertit, Skivi, ai i cili e ka përkujtuar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
Derisa pozon nga varri i të ndjerit, Visar Shala (emri i vërtetë) thotë se i mungon çdo ditë.
“Më mungon çdo ditë. Pusho në paqe miku im. Do të jesh i paharruar”, kanë qenë fjalët e artistit të njohur.
Ai për publikun ka qenë i njohur edhe si bashkëshorti i modeles, Besa Gashi.
Ju kujtojmë se , para pak ditësh , avokati Ramiz Krasniqi ka konfirmuar se është ngritur aktakuza ndaj klientit të tij S.K., nën dyshimin se ka kryer veprën penale – vrasja nga pakujdesia