Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dhjetë vendet e botës që kanë vaksinuar më shumë se 50% të popullsisë kundër Covid-19

nga Revista Kosovarja

Në dhjetë vende të botës, më shumë se 50 për qind e popullsisë së përgjithshme të atyre vendeve janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës së coronavirusit, dhe për këtë arsye janë afër imunitetit kolektiv.

Mbi artikull

Këto janë dhjetë vendet e mëposhtme:

Butan – nga 763,000 banorë, 63 për qind e tyre ishin vaksinuar;

Malta – nga gjysmë milioni banorë, 62 për qind e tyre janë vaksinuar. Kjo është arsyeja pse qeveria njoftoi këtë javë se ka arritur të zhvillojë imunitet kolektiv në këtë vend;

Moneytizer Paragrafi 4

Izraeli – nga nëntë milionë banorë, 60 për qind e tyre janë vaksinuar. Kjo gjendje vlerësohet se tregon një shembull që vaksinimi është përgjigjja më efektive ndaj një pandemie;

Maldivet – nga 530,000 banorë, 58 për qind e tyre ishin vaksinuar;

Britania e Madhe – nga 66.65 milionë banorë, 58 për qind e tyre ishin vaksinuar;

Mongolia – nga një popullsi prej 3.25 milionë, 57 për qind e tyre janë vaksinuar;

Bahrejni – nga 1.6 milion banorë, 55 për qind e tyre ishin vaksinuar;

Kanadaja – nga 37.59 milionë banorë, 55 për qind e tyre ishin vaksinuar;

Kili – nga 18,95 milionë banorë, 54 për qind e tyre ishin vaksinuar;

Hungaria – nga 9.7 milionë banorë, 52 për qind e tyre ishin vaksinuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]