Policia në Podujevë ka pranuar një informacion se të dielën rreth orës 23:00, në një familje ka dhunë. Viktima 37-vjeçe është intervistuar nga policia në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.
Gjatë intervistimit viktima ka deklaruar se ka pasur vazhdimisht mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dhe disa nga raste të njëjta i ka të lajmëruara në polici.
Ankuesja nuk ka dëshiruar të kthehet në shtëpi për momentin dhe e njëjta është dërguar fillimisht për tretman mjekësor në QKMF Podujevë e më pas në strehimore.
Policia e ka intervistuar bashkëshortin e saj i cili mohon ta ketë sulmuar fizikisht gruan. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit për Dhunë në Familje ku me urdhër të tij është iniciuar rasti ndërsa i dyshuari është liruar në procedure të rregullt, pasi që duhet të përkujdeset për fëmijët e tyre të mitur.