fbpx

Diellza Kolgeci shijon ndejën e organizuar nga ambasadori francez krah Albin Kurtit

nga Revista Kosovarja

Ish-missi kosovar, Diellza Kolgeci, mbrëmjen e djeshme ( e mërkure) ka qenë pjesë e një eventi mjaft të rëndësishëm.

Përmes disa fotografive të publikuara në Facebook, ajo ka marrë pjesë në ndejën e familjes e organizuar nga “Beaujolais Nouveau” dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Në fotografitë e publikuara, aktorja e filmit ikonik “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” shihet edhe duke pozuar pranë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“E nderuar të jem pjesë e traditës dhe familjes së ‘Beaujolais Nouveau’ organizuar nga ambasadori francez dhe Fidaim Rashiti”, ka shkruar Diellza Kolgeci.

Bukuroshja bionde është dukur tejet elegante në këtë mbrëmje e veshur me një kostum ngjyrë kafe, i cili theksonte mjaft mirë figurën e saj trupore.

Diellza edhe më tutje ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi të tjera, ku duket se ia ka kaluar mirë nën shoqërinë e kryeministrit dhe figurave të tjera të rëndësisë së lartë në këtë event.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]