Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Digjen dy vetura në lagjen “Bregu i Diellit”, flasin nga Policia

nga Revista Kosovarja

Dy vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.

Mbi artikull

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, një automjet është përfshirë nga zjarri, është djegur tërësisht ndërsa një automjet tjetër që ka qenë i parkuar në afërsi është dëmtuar pjesërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”.

Moneytizer Paragrafi 4