Digjet një automjet në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një automjet është përfshirë nga zjarri.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici në rajonin e Prishtinës.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]