fbpx

Digjet një banesë në Prishtinë, policia angazhohet për sqarimin e rrethanave

nga Revista Kosovarja

Në orët e hershme të mëngjesit, një banesë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë një banesë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë ajo.

Por, përveç dëmeve materiale, policia nuk ka raportuar për persona të lënduar.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si zjarrvënie”.

Fotografia e ilustruar

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]