Një shtëpi në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës është kapluar nga zjarri.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit për ta shuar zjarrin.
Deri më tani nuk ka persona të lënduar.
Këto informacione i ka dhënë zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha Ahmeti.