348
Një veturë ka marrë flakë mbrëmë pas mesnate, në Prishtinë.
Incidenti ka ndodhur në rrugën e Dubrovnikut, në lagjen Aktash.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet zjarri që sa shkon dhe përhapet në veturë.
I menjëhershëm ishte intervenimi i zjarrfikësve, të cilët shuan zjarrin për pak sekonda.
Shkaqet e këtij incidenti nuk dihen akoma.
