Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Digjet punëtoria në Drenas

nga Revista Kosovarja

Të dielën pas mesnate punëtoria “Graniti” në Kizhnarek të Komunës së Drenasit e ka kapluar zjarri. Nga ky zjarr kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona. Derisa dëmi i shkaktuar nga djegia e makinave dhe materialit kap vlerën prej 120 mijë euro

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, njësia e zjarrfikësve dhe njësia e KEDS-it të cilët e kanë lokalizuar zjarrin, në përjashtim të auto ambulancës e cila nuk ka dalë në vendin e ngjarjes ani pse është thirrur.

Gjatë shuarjes së zjarrit gjashtë të lënduarit kanë marrë trajtime mjekësore në QKMF në Komoran rreth orës 03:20 të mëngjesit të ditës se diele. Dëshmitari i parë i cili e ka parë zjarrin ka deklaruar se ai ka ardhur si pasojë e energjisë elektrike, shkruan Ekonomia Online.

Si pasojë e këtij dëmi, pronari i punëtorisë Ahmet Nuhaj tha se kanë mbetur 16 persona të papunë, konkretisht katër familje.

Moneytizer Paragrafi 4

“Punëtoria ka qenë biznes familjar prej të cilit kanë fituar bukën e gojës katër familje”.

Nuhaj ka sqaruar se rasti po vazhdon të hetohet nga Policia, por që sipas tij, Komuna e as KEDS-i nuk kanë dashur që të marrin përgjegjësi dhe me pas nuk janë lajmëruar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]