Digjet vetura e një kosovareje në Leposaviq. Rastin e ka lajmëruar viktima në Policinë e Kosovës.
Ajo ka thënë se ka vërejtur dy persona me kapela të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Vetura i është djegur para shtëpisë së saj.
“Nga ankuesja femër kosovare është raportuar se para shtëpisë së saj i është djegur vetura, pronë e bashkëshort i saj, e njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Po ashtu në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i lartcekur. Rasti nën hetime”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.