Të rrallë janë në jetën biznesore familjet që kanë aq harmoni mes vetes për çdo proces pune dhe biznesi sikur që janë vëllezërit Salihu nga fshati Bujari e Lipjanit.
Abedin Salihu me vëllezërit, edhe në këtë kohë krize pandemike po arrijnë të ruajnë kontinuitetin e punës duke qëndruar fuqishëm në këmbë, përkundër faktit , se shumë firma e kompani që i përkasin ekonomisë së vogël dhe të mesme , tani janë në krizë dhe presin më shumë se të mbijetojnë.
Kompania “Dino” pranë magjistrales Prishtinë-Shkup, te fshati Konjuh, aktualisht i është përshtatur tregut në kohë pandemike.
Dino është i veçantë për shumë gjëra që e bëjnë personalitet të madh dhe humanist të dashur mes njerëzish. Ai në të gjitha kohët ka ditur të jetë tepër i veçantë për njerëzit, duke qenë i pranueshëm si një biznesmen që nuk mendon vetëm për vete.
“Dino Compani“ tani për tani është në treg me zbritje çmimesh për çdo artikull. Çmime ekskluzive janë bërë nga drejtuesit e kompanisë meqë të gjitha produktet janë me 50% zbritje.
“ Dino Compani” në të gjitha organizatat e saj nuk ka liruar punëtorë nga puna por i ka mbajtur duke I financuar nga puna e vet. Me gati rreth 300 punëtorë , “Dino Compani” ka bërë çmime shumë të arsyeshme për konsumatorët dhe është e vetmja që ka bërë këtë ulje çmimesh duke menduar edhe për popullatën.
Ju kujtojmë, “ Dino Compani” është themeluar fillimisht si kompani në vitin 1994 në Itali dhe në vitin 2001 edhe në Kosovë. Selia e saj në fshatin Konjuh afër Lipjanit,bie në sy me një vëllim të madh pune pranë magjistrales Prishtinë-Shkup në kilometrin e 11 nga kryeqyteti.
“ Dino Compani” me rreth 300 punëtorë aktualisht mbush 18 vite punë në segmentin e ndërtimit,në përgatitjen e vendpunishteve,projektimin e objekteve afariste-banesore,ndërtimin e ndërtesave të larta dhe të ulëta ,ndërtimin e autostradave,palestrave sportive si dhe shitjen me shumicë dhe pakicë të qeramikave kualitative.
Dini SHPK ka themeluar 3 njësi bazë të punës:
Gurëthyesi Dino për prodhimin e të gjithë zhavorëve rrugorë të tregut më kualitativ, Dino Betone, me punë në dy fabrika për prodhimin e betonit me standarde të larta të teknologjisë plotësisht elektronike me kapacitet mahnitës deri në 300 m3 si dhe Dino Eskavimi për transportin e të gjitha xeheve.
Dino SHPK në pronësi ka aktualisht 8 njësi pune profesionale:
Dino Ndërtimi, Dino Keramik,Dino Beton,Dino Gurthyes,Dino Mineral,Dino Eskavim,Dino Hotel,Dino Energy , brenda dhe jashtë vendit. /Kosovarja/