fbpx

Disa gjëra që mund t’i bëni me kafe, përveç që ta pini atë

nga Revista Kosovarja

Miliona njerëz përreth botës preferojnë kafen nga të gjitha llojet tjera të pijeve.Në të vërtet ka shumë opsione të përzgjedhjes për këtë pijë: ekspres, me ose pa qumësht të nxehtë të ftohtë.

Por, çka është më mbresëlënëse është se si shumica e njerëzve e përdorin këtë pijë më shumë se sa vetëm për pije. Dhe disa nga këto përdorime nuk janë vetëm për gatim, raporton “Bright Side”.

Në këtë artikull gjeni disa gjëra ku mund ta përdorni kafen përveç se ta pini atë.Kafenë mund ta përdorni si dezinfektues të duarve.

Nëse dëshironi ta largoni erën e hudhrës dhe qepëve nga duart atëherë kafeja është zgjidhja e duhur.

Maskë për fytyrë.

Përveç erës dhe shijes së mahnitshme, kafeja është edhe shumë përfituese për lëkurë. Kafeja i largon qelizat e vdekura. Këtu gjeni se si ta përdorni atë.Në kafe hidhni një lugë të gjellës me sodë të bukës.përziejeni mirë përbërësitVendoseni në fytyrëLëjeni të pushojë në fytyrë për 20 minuta dhe pastrojeni fytyrën më ujë të ngrohtë.

Kafenë mund ta përdorni edhe si freskues për frigorifer. Të gjithëve na ka ndodhur, e kemi hapur frigoriferin dhe e kemi dëgjuar ndonjë aromë jo të mirë. Këtë gjë mund ta largoni me me kafe.

Si maskë për flokë.

Kafeja mund të përdoret për shumë gjëra të bukurisë. Mund ta përdorni në fytyrë dhe gjithashtu edhe për flokë. Përveç që i bënë flokët e juaja të shkelqejnë, por kafeina është shumë e mirë për trajtimin e rënies së flokëve.

Si ta përgatitni:

Merrni sa kafe, ashtu sipas mendimit tuaj që është e mjaftueshme për flokët tuajaVendoseni në flokë dhe bëni masazh kokës

Lini për 20 minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë

Mund ta bëni këtë trajtim 1 herë në javë.

Kafenë po ashtu mund ta përdorni për pastrimin apo lustrimin e divanit.

Nëse dëshironi që divani dhe ulëset e juaj të duke si të reja, kafeja është zgjidhja kryesore.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]