Gratë i vunë zjarrin shamive të tyre ndërsa protestat shpërthyen në të gjithë Iranin në përgjigje të një gruaje që vdiq në paraburgimin e ‘policisë së moralit’ të vendit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke dalë në rrugë për të pestën ditë radhazi, gratë e Sarit, Mazandaran, hoqën, tundën dhe ua vunë zjarrin mbulesave të tyre.
Kështu, policia iu përgjigj dhjetëra grave rreth zjarrit duke gjuajtur gaz lotsjellës ndaj grave mbrëmë, raportoi BBC Persian.
Sipas pamjeve video të postuara nga 1,500 Images, një grup anti-qeveritar, gratë në Sari nuk ishin të vetme pasi shpërthyen dhjetëra protesta të ngjashme.
Demonstratat në dhjetëra qytete arritën në një “shpërndarje kombëtare” pikëllimi dhe zemërimi për vdekjen të premten të Mahsa Amini, 22 vjeçe.
The scenes in Iran are astonishing. How far will these protests go?
pic.twitter.com/AJeHB0yyYB— Frida Ghitis (@FridaGhitis) September 20, 2022